Gjuriç: Asociacioni në linjë me marrëveshjen e Brukselit
Pëlqej
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të dorëzohen derisa të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ai ka thënë se Prishtina nuk e ka në plan që këtë asociacion të krijojë në akordancë me marrëveshjen e arritur në Bruksel, çka sipas tij duhet të ndodhë, shkruan Most.

“Një ekip është duke punuar në draftimin e statutit i cili nuk do të bëhet sipas akteve të brendshme të vendimeve të Prishtinës, por vetëm sipas marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriç.

“Kjo marrëveshje e thotë qartë që të dy palët duhet të përgatisin një listë me rregulla që do të korrigjohen. Obligim i Prishtinës është ndryshimi i rregulloreve, sipas validitet, por që Asociacioni nuk po merret parasysh dhe mendoj që Prishtina se ka në plan këtë, por që pyetja është se pse ata po negociojnë me ne”. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori