Gjuriç: Durimit i ka ardhur fundi, do formojmë Asociacionin
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë sot se planifikon se nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.

Ai ka thënë se "durimit i ka ardhur fundi", në një intervistë për "Pink".

Ai ka shtuar gjithashtu se nëse shqiptarët kanë mundur ta shpallin pavarësinë, edhe serbët mund ta formojnë AKS-në.

"Në fund të fundit, ky edhe nuk do të ishte hap i njëanshëm, pasi që kjo përkrahet përmes marrëveshjes së Brukselit", ka thënë Gjuriç.

Lidhur me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Gjuriç ka thënë se "Serbia nuk do t'i harrojë krimet për të cilat ai dyshohet dhe se askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga Serbia që të heq dorë nga këto aktakuza", transmeton "Koha.net". /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori