Gjuriç: Asociacioni do formohet nga serbët, jo politikanët shqiptarë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën Marko Gjuriç, ka thënë sot se Asociacioni i komunave serbe duhet ta formojnë serbët e Kosovës në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, dhe jo politikanët shqiptarë.

Kjo deklaratë e tij erdhi një ditë pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kreu i kuvendit Kadri Veseli, gjatë një takimi ranë dakord për të filluar formimin e Asociacionit.

Lidhur me këtë iniciativë të krerëve politikë të Kosovës, Gjuriç ka thënë se i ngjan lojës politike në të cilën serbët e Kosovës duhet tu nënshtrohen politikisht atyre, raporton "Tanjug". /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori