"Gjunjëzohet" Beogradi, e fton Atifete Jahjagën (Dokument)

Komisioni Trilateral i KE-së e ka ftuar Atifete Jahjagën të marrë pjesë në një konferencë në Beograd ku marrin pjesë edhe 180 liderë të shteteve të ndryshme të botës.

Konferenca pritet të mbahet nga data 31 tetor deri më 2 nëntor në kryeqytetin e Serbisë.

“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48 vjecare në Europë, ku janë të pranishëm 180 liderë eminent, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse”, thuhet në ftesën dërguar Presidentes e të nënshkruar nga Kryetarit të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Eurpoës, Jean Claude Trichet., transmeton Express.

Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovacic, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë./albeu.com/
Shtuar më 19/10/2014, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori