Policia zbulon 59 kg lëndë narkotike të fshehura në kamion në Igumenicë, shoferi gjendet pa shenja jete

Policia ka zbuluar 59 kilogramë kanabis të fshehura në një kamion në Igumenicë. Konkretisht në mesnatë oficerët e patrullës së Paramithisë, kanë pikasur një kamion me targa të huaja të parkuar në anë të rrugës.

Në vendin e shoferit është gjetur një shtetas grek pa shenja, që dyshohet të ketë qenë shoferi.

Kamioni transportonte mallra drejt Athinës. Me anë të qenit “Lussy” është ushtruar kontroll në kamion ku mes mallrave janë zbuluar tre kuti kartoni brenda të cilave u gjetën dhe sekuestruan 54 pako me marijuanë të llojit Skunk me sasi totale 58 kg 906 gramë.

Policia greke ka arritur të kapë një shtetas grek, i cili në bashkëpunim me një grek tjetër tashmë në kërkim dhe dy të panjohur, kanë tentuar të çajnë e kamionin me qëllim marrjen e drogës. Është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro.