Policia në Suharekë ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri te një pompe në Suharekë.
Ekipet e Policisë kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit ndërsa viktimës fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.
Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes,
Policia ka identifikuar gjithsej katër të dyshuar si pjesëmarrës:
M. G.
lindur me 1994 m/sh/k
A. M.
lindur me 1993 m/sh/k
E. M.
lindur me 1997 m/sh/k
A. M.
lindur me 1994 m/sh/k
Në vend të ngjarjes,
Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar, një armë (pistoletë) të tipit 7.62.M-57, me numër serik, A77507 dhe një gëzhojë të shkrepur në rast.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari parë do të mbahet në ndalim policor prej 48 orëve, kurse të dyshuarit tjerë lirohen.
Viktima nga spitali rajonal Prizren, është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku është nën përkujdesje mjekësore.
Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.
Shtuar më 04/07/2019,
ora 14:06