Rrahën me levë biznesmenin në Mykonos, arrestohet shqiptari që ndihmoi grekun të arratisej

Identifikohen autorët e vrasjes së bisesmenit Theodoros Kousathanas, i cili u sulmua me leva pak kohë më parë, shumë pranë biznesit të tij. Sipas mediave greke, përgjegjës për sulmin ndaj biznesmenit janë dy të rinj; një shqiptar dhe një grek. Shqiptari banues në Mykonos është arrestuar ndërsa 32-vjeçari grek nga Athina është shpallur në kërkim.

Një rol të rëndësishëm për hetimet e koordinuara të Sigurimit kanë luajtur Instagrami dhe videot nga lëvizjet e dy autorëve të sulmit me leva. Biznesmeni Kousathanas është sulmuar dy javë më parë nga një shqiptar dhe një grek, ishte pronar i hotelit “Poseidon” në zonën Vida të ishullit Mykonos.

Një 32-vjeçar nga Athina me ndihmën e një shqiptari me banim të përhershëm në Mykonos janë autorët e sulmit të egër të biznesmenit të ishullit, Theodoros Kousathanas, 17 ditë më parë. Rasti është hetuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Mykonos, shqiptari është arrestuar dhe janë në kërkim të grekut. Instagrami dhe videot nga lëvizjet e dy autorëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në hetimet e koordinuara të Sigurimit. Sipas dosjes së zbardhur nga protothema.gr, i riu nga Athina 32-vjeçari G.D., ndoqi lëvizjet e biznesmenit madje dhe e dhunoi, ndërsa shqiptari me iniciale CS, e ka ndihmuar të arratiset.

Ndërsa biznesmeni, pas sulmit të rëndë ndaj tij, ka shkuar me ndihmën e familjarëve në poliklinikë, pa ndjenja, ku edhe i është dhëë ndihma e parë. Në spital, ka qëndruar një natë. Nga kërkimet në aplikacione të hapura në internet dhe në veçanërisht në aplikacionin INSTAGRAM, u konstatua se, shqiptari përdor një llogari ku edhe kishte ekspozuar mjetin BMë X5 që ishte përdorur për rrahjen. Po ashtu, u vu re se shqiptari në videot e publikuara kishte veshur këpucë identike me ato në ditën e krimit dhe kishte të njëjtën mënyrë karakteristike të ecjes (shutat e këmbëve gjatë ndërrimit të hapave ktheheshin nga jashtë, ndërsa këmba e majtë, kur bine në kontakt me tokën, i prekte shtrembër). Gjithshtu, në momentin e arrestimit të shqiptarit, është gjetur edhe mjeti me dëmtime në pjesën e përparme të tij, të cilat provuan dyshimet e hetuesëve./ Marrë nga Protothema