Gjuajti me armë në dasëm e djalit të xhaxhait, gjykata e dënon me 500 euro gjobë
Muhamet Makovci është dënuar me gjobë me një vlerë prej 500 eurosh për veprën penale - armëmbajtje pa leje. Menjëherë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Muhamet Makovci dëshmoi se "atë ditë ne kemi pasë dasmë, është martuar djali i axhës. Kam gabuar, kam qenë më i ri".

Sipas aktakuzës, Muhamet Makovci akuzohej se në vitin 2012 ka përdorur armë pa leje, por që arma u gjet pasi ai shtiu me armë në dasmën e djalit të xhaxhait të tij.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe konfiskoi armën, ndërsa gjykata vendosi dënimin me 500 euro gjobë. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori