Gjithçka rreth aksidentit, çfarë thanë dëshmitarët
Gjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi dje pasdite në qendër të këtij qyteti. Një aksident trafiku, i cili po dyshohet se ndodhi, si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, la të vdekur një person dhe u shkaktoi lëndime dhjetëra të tjerëve.

Tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në QKUK, ndërsa të tjerët po trajtohen në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, për rastin janë deklaruar edhe Kompania “Uji i Pejës”, të cilët kanë thënë se kamioni i përfshirë në aksident i ka pasur të kryera të gjitha kontrollet e nevojshme.

Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili punonte si furrtar në Gjilan, mbeti i vdekur në vend nga aksidenti që ndodhi dje në qendër të qytetit të Gjilanit.

Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur 23 persona, të cilët u goditën nga kamioni transportues që e shkaktoi aksidentinpo lëvizte me shpejtësi shumë të madhe, sipas dëshmitarëve.

“Kemi qenë në furrë thash te marr një bukë, unë tu dalë te dera i pash kerret tu dalë poshtë, momentin që ka ardhë një kombi u afru te rruga, tu u largu më ka rrok në kamë. Ai (viktima) ka qenë para meje e ka pa krejt, ma shumë nuk di se ka qenë shumë shpejt”, ka thënë një nga të lënduarit, duke përfunduar se është i lumtur që ka shpëtuar i gjallë.

E një tjetër person i lënduar është pronari i traktorit që shihet në fotografitë e aksidentit. Sipas tij ka qenë pikërisht traktori i tij, i cili e ka ndalë kamionin, në të kundërtën ai do të shkonte drejt lokaleve ku shumë njerëz ishin duke pirë kafe.

“Sot kam lind për së dyti. As dy sekonda skam pas kohë me mëndu kah me shku, a me shku në të majtë, a në të djathtë. Mos me u pas kanë traktori jem, kishte me shku kamioni drejt e tek njerëzit që ishin duke pi kafe, ata njerëz që janë kanë në kafe kanë shpëtua shkaku i traktorit tem”, ka thënë ai,

Kamioni transportues ishte në shpejtësi të madhe dhe ka goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar aksident zinxhiror dhe shumë dëme në qytet.

Nga goditjet e kamionit kanë mbetur të lënduar mbi 20 persona dhe janë shkatërruar mbi 10 vetura.

Disa prej të lënduarve po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e disa të tjerë të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore janë dërguar QKUK.


Shtuar më 08/03/2019, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori