Gjithçka që duhet të dini nga rrëfimi për vrasjet e aktivistëve të LDK-së
Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Mehmeti ka folur për veprimtarinë e një grupi të njerëzve, që ai ka thënë se kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i këtij grupi, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Ka thënë se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së - por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Mehmeti ka thënë gjithashtu se vrasja veprimtarit të LDK’së, Xhemail Mustafa, është bërë nga dora e Agron Sylejmanit.

Dëshmitari po ashtu e ka përmendur si të përfshirë në vrasjet e pasluftës edhe vëllain e Lahi Brahimajt, ish-deputet i Kuvendit, nga radhët e AAK'së.

Ka përmendur policin Fadil Syleviçi si të përfshirë në shumë vrasje.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur.

Mehmeti është i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004.

Rrëfimi i Shkumbin Mehmetit:

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Grupi, pjesë e të cilit ishte ai i kishin organizuar pritë një patrulle të policisë së UNMIK-ut, më 2004, më rrugën Podujevë-Prishtinë.

Arsyeja ishte banale – ky grup pretendonte ta poshtëronte policinë dhe administratën e UNMIK-ut. Prita ishte njëfarë presioni për ta bërë misionin e OKB-së të largohet nga Kosova. Por, plani nuk shkoi siç ishte paraparë.

Policët e UNMIK-ut hapën zjarr dhe për pasojë pati të vrarë nga të dyja palët. Shkumbini ishte i vetmi që u gjykua për këtë rast, me gjithë që ai vetë pretendon se nuk shtiu fare drejt policëve, me zolën e tij.
Shtuar më 12/01/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori