Gjithçka gati për të paguar taksat e reja
Autoritetet në Shqipëri kanë marrë masa për implementimin e vendimit të qeverisë për futjen në funksion të pagesës së autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, e që quhet ndryshe "Rruga e Kombit".

Nga disa fotografi të publikuara shihet se tashmë janë instaluar pajisjet që shërbejnë për të klasifikuar automjetet të cilat do të pagujanë nga 2.5 deri në 22.5 euro për një drejtim para tunelit të Kalimashit.

Për veturat e zakonshme do të vlejë tarifa prej 5 euro për një hyrje, shifër kjo që është cilësuar si e lartë dhe e papranueshme për një distancë të tillë të autostradës.

Shumë kosovarë e kanë kritikuar këtë vendim të Shqipërisë, madje disa edhe e kanë quajtur plaçkitje këtë taksë. Të tjerë kanë argumentuar që autostradat paguhen në tërë botën, por që çmmi është i lartë duket se ka pajtim në opinionin kosovar.

Mediat kanë raportuar që kompania që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e autostradës është pronë e njërit nga biznesmenët më të pasur në Shqipëri, Shefqet Kastratit.

Shtuar më 28/03/2018, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori