Gjini: Do ketë vetëm qeveri LDK-AAK-NISMA
Pëlqej
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se nuk do të ketë qeveri tjetër, përpos koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Ndërsa, shtoi se PDK-ja do të jetë në opozitë.

“Harrojeni qeverinë e gjerë dhe harrojini zgjedhjet. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese formohet qeveria e re ndërsa PDK-ja do të jetë opozitë tejet konstruktive! Një qeveri e ardhshme me PDK-në do të ishte absurdi më i madh i mundshëm dhe mëkati më i madh që do të bëhej kundër vendit. Kështu që nuk po mund të mos e përcjell këtë porosi për disa të ashtuquajtur analistë. Lërini këto budallallëqe e mos humbni kohë me analiza plotësisht të kota dhe të gabuara për një çështje që është zgjidhur kaherë. Nuk do të ketë qeveri tjetër përpos LDK-AAK-Nisma. Kosova do të varet nga populli i vet dhe nga qeveria e vet e re. Kosova nuk varet nga asnjë parti apo listë e veçantë cilado qoftë ajo, aq sa nuk varet nga PDK-ka”, ka shkruar Gjini në profilin e tij në “Facebook”. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori