Gjilani aktivizon mekanizmat e emergjencave pas breshërit
Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar sot mekanizmat emergjentë, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht mund të kenë probleme me përmbytjet.

“Pas reshjeve të mëdha të shiut e breshrit, menjëherë kam aktivizuar mekanizmat e emergjencave, të cilët po merren me menaxhimin e situatës”, ka thënë Haziri.

Ai ka bërë publik edhe numrat e emergjencave 112, 193 dhe 044125815, të cilët janë 24 orë në dispozicion për qytetarët. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2017, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori