Gjilan, makina bie në humnerë, humb jetën 42-vjeçari
Një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Gjilan-Novobërdë. Ngjarja ka ndodhur në orën e vona të mbrëmjes së djeshme, ku shtetasi H.K, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, udhëtonte me makinën e tij së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, dëbora dhe ngrica janë bërë shkak që makina të dalë nga rruga, duke rrënë më pas në humnerë.

“Nga hetimet e para mësohet se derisa vozitësi H. K. (1972) (tashmë i ndjerë) duke drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke lëvizur nga drejtimi i Novobërdës, me të arritur te ura e fshatit Dragancë komuna e Novobërdës, besohet që duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës me borë dhe lagështi humb kontrollin mbi automjet dhe shkëputet nga rruga, ku bie në një humnerë të thellë dhe si pasojë e përplasjes nga plagët e marra vozitësi ndërron jetë, vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar i QMF në Gjilan”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të plagosur ndërkaq, po marrin mjekim në spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekëve gendja shëndetësore e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2015, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori