Humb kontrollin e “BMW” dhe del nga rruga, plagoset shoferi në Mallakastër

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, në fshatin Poçem. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Albeu.com./


Shtuar 16.07.2023 10:36

Tags: