SUPERKUPA/ Teuta mposht bindshëm Vllazninë dhe ngre lart trofeun (VIDEO)

Teuta e nis mbarë sezonin e ri! Durrsakët triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Vllaznisë në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Të dyja skuadrat krijuan raste të shuma shënimi gjatë 90-të minutave, por durrsakët u treguan më të sakët, duke i konkretizuar me gol.

Pavarësisht rasteve të krijuara, pjesa e parë e sfidës u mbyll në barazim pa gola.

Pjesa e dytë pa Teutën më kërkuese, e cila në arriti të realizonte plot tre gola.

Në minutën e 57’ ishte Albano Aleksi ai i cili shënoi për durrsakët.  Mesfushori gjuan nga jashtë zonës dhe gjen të papërgatitur Zogoviç, i cili sheh sferën të përfundojë në rrjetë.

Vetëm 5 minuta më vonë, Teuta dyfishoi shifrat, falë golit të Grudës.

Sulmuesi i shmanget mbrojtësit dhe del para Zogoviç, shmang edhe portierin e dërgon topin në rrjetë.

Shkodranët provuan të reagonin, dhe arritën të realizonin me anë të Çobës në minutën e 83-të. Mirëpo asistenti dhe më pas VAR anuluan golin e shkodranit.

Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur, Teuta shënon edhe golin e tretë me anë të Sabino Plakut në minutën e 90+3, duke hipotekuar fitoren për të tijtë.


Shtuar 28.08.2021 21:26