Gjermania shuan shpresat e 28 mijë azilkërkueve kosovarë
Dhjetë mijë azilkërkues nga Kosova, të cilët kanë lënë vendin e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore, janë kthyer gjatë këtij viti.

Shumica e qytetarëve janë kthyer nga Gjermania, ndërsa numri i tyre shkon deri në 4 mijë, dhe është pikërisht Qeveria gjermane që pritet të vazhdojë me politikën e largimit.

Berlini zyrtar ka bërë të ditur se janë rreth 68.594 shtetas të Kosovës dhe rreth 550 mijë azilkërkues nga vendet e ndryshme të botës, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2016, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori