Gjermania "presion" Serbisë ta njohë Kosovën
Pëlqej
Analisti serb, Dusan Janjiç është shprehur se Serbia duhet të gjejë zgjidhjet e duhura për çështjet që parashtron Gjermania.

“Në dokumentin me 15 pika shihet se vijnë tjerat, meqë nga Marrëveshja e pranuar e prillit kanë mbetur çështje për të dy palët, si Kosova në OKB, serbët si bashkësi nacionale, bashkëpunimi ndërkufitar dhe të tjera. Ato duhet të zgjidhen me marrëveshje të re për të kaluar në përmbajtjen e Kapitullit 35”, thotë Janjic, duke shtuar se Gjermania nuk do dhe nuk ka asnjë arsye që të heq dorë nga kjo, raporton "Vesti".

Sipas Janjiç, Serbia nuk do të obligohet ta njoh Kosovën, por nuk duhet të bllokojë kërkesën gjermane për bashkëpunimin e Kosovës në organizatat qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare, përfshirë OKB-në.

Ndërsa analisti serb, Predrag Nimiç shton se BE-ja dhe Gjermania do ti kërkojnë Serbisë ta njohin shtetin e Kosovës.

Nimiç vlerëson se Beogradi duhet të ndjekë politika zhvilluese për shtetin e Serbisë, të mbështesë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe Kosova të arrijë në OKB. /albeu.com/


Shtuar më 13/08/2014, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori