Gjermania nuk i shet më armë Kosovës
Ka marrë fund biznesi mes kompanisë gjermane për tregti të armëve "Heckler&Koch" dhe Kosovës. Bashkëpunimi mes kompanisë gjermane me bazë në Gjermani dhe SHBA me Forcat e Sigurisë së Kosovës ka nisur prej disa vitesh dhe ka vendosur të mos sjellë më armë në Kosovë nga fundi i vitit të kaluar.

Ata preferojnë të humbin këta klientë në shkëmbim të shmangies dhe ikjes së telasheve të ndryshme. Telashe të cilat fillojnë nga joserioziteti dhe përfundojnë në shkelje të ndryshme ligjore, janë arsyet që kjo kompani nuk dëshiron të shesë më armë në Kosovë.

Gazeta Tribuna shkruan se nga FSK-ja tregojnë se me këtë situatë janë të shqetësuar edhe disa nga zyrtarët e FSK-së, ndonëse e konsiderojnë fat rishqyrtimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2013. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori