Gjermania në ndihmë të Kosovës për menaxhimin e mbetjeve
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë për sektorin e menaxhimit të mbeturinave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Sot, Ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit në mes të Gjermanisë dhe Kosovës">Kosovës për sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Ata të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë në mes të Qeverisë së Gjermanisë dhe Qeverisë së Kosovës">Kosovës deri më tani dhe shprehën dëshirën që ai bashkëpunim të vazhdojë duke u mbështetur në suksesin e aktiviteteve të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Vlera e kësaj mbështetje për komunat, si rezultat i performancës së tyre për të përmirësuar kritere të caktuara mjedisore, është rreth 3.4 milionë euro në formë të pajisjeve (kamionë, kontejnerë, etj.), mjete këto që ndahen nga Banka Gjermane për Zhvillim-KfË.

Rezultatet kryesore të projektit janë:
• Rritja e shkallës së mbulimit të shërbimit për 12.1%
• Rritja e shkallës së inkasimit për 12.3%
• Reduktimi i deponive ilegale për 47.3%
Shtuar më 15/12/2017, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori