Prag lufte, Britania dhe Belgjika thirrje qytetarëve të largohen nga Ukraina

Duket se konflikti i armatosur mes Rusisë e Ukrainës është më pranë se kurrë.

Këtë e tregojnë edhe veprimet e fundit të vendeve të ndryshme të Europës, të cilat u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më parë nga Ukraina.

Së fundi ka qenë Belgjika që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina, duke përmendur frikën për sigurinë dhe praninë e madhe ushtarake në rajon.

Sipas deklaratës, që prej nëntorit të  2021, tensionet në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse dhe Bjellorusisë vazhdojnë të rriten. Situata është jashtëzakonisht e paparashikueshme dhe për të njëjtën arsye, ju rekomandojmë që të jeni të përgatitur për të ndryshuar planet tuaja dhe të largoheni nga vendi, theksohet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, theksohet se “në rast të një përkeqësimi të papritur të situatës, mund të ketë pasoja serioze për funksionimin e aeroporteve duke penguar udhëtimin nga dhe brenda Ukrainës.

Gjithashtu edhe Britania i ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi. Ministri britanik i mbrojtjes i ka kërkuar qytetarëve britanikë të largohen sa më shpejt nga Ukraina me çdo mjet të mundshëm dhe të mos presin për evakuim./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 12:35