Gjermania mesazh Serbisë: Mos guxoni ta prekni Kosovën
Qeveria gjermane i ka siguruar Kosovës mbështetje të mëtejshme për rrugën e saj drejt BE-së, gjë e cila është bërë e ditur gjatë bisedimeve ndërqeveritare mes Gjermanisë dhe Kosovës, që u mbajtën në Prishtinë,

Gjatë bisedimeve ndërqeveritare udhëheqësi i delegacionit gjerman Leo Kreuz, theksoi se qeverisja e mirë dhe luftimi i korrupsionit janë dy parakushte të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Po ashtu, përfaqësuesit e qeverisë gjermane pohuan rëndësinë thelbësore të mbrojtjes së pakicave në Kosovë.

Ndërkaq, me dëshirë të Qeverisë së Kosovës, e cila gjatë bisedimeve u përfaqësua nga ministri për Integrime Evropiane, Besim Beqaj dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, Ministria e Integrimeve Evropiane do të mbështetet nga këshilltarë gjermanë, me qëllim të avancimit drejtë integrimit ekonomik të vendit.

Ndryshe, shteti gjerman i cili është donatori i dytë më i madh në botë për Kosovën, pas SHBA-së, ka bërë thirrje që të ruhet veçanërisht stabiliteti me fqinjët. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2017, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori