Fundjava për familjen, Rudina ndan momente lumturie së bashku me fëmijët e Mark Frrokut (FOTO LAJM)

Pas zyrtarizimit të lidhjes me ish deputetin Mark Frroku, moderatorja Rudina Dembacaj gjithmonë ka treguar se kalojnë kohë bashkë.

Ashtu sikundër vetë Rudina është shprehur edhe më herët, ajo ka treguar se ka dhe ditë që bashkohet me fëmijët e Markut dhe kalojnë kohë nën praninë e njëri tjetrit.

Së fundmi, Rudina ka postuar disa foto me fëmijët e tij, duke faktuar në këtë mënyrë edhe deklaratën e saj se ka arritur t’i rikthejë buzëqeshjen.

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, u shpreh disa ditë më parë Rudina.


Shtuar 2.02.2020 15:01