Gjermania jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe se ky shtet do të japë vlerësimin pozitiv për Kosovën për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në këtë proces.

Veseli sot është takuar me homologun e tij gjerman, Wolfgang Schauble. Sipas një njoftimi për media, Veseli ka falënderuar palën gjermane për mbështetjen që ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset.

“Kryeparlamentari Veseli theksoi se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme, është e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në Kosovë. Veseli tha se Kosova dhe Gjermania, si dy vende mike, tashmë kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre në shumë sfera, por theksoi nevojën që këto marrëdhënie të zgjerohen dhe forcohen edhe më tej”, thuhet në njoftim.

“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës ndër vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, kërkova prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Shpreha idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në rrugëtimin në reformave tona juridike dhe ekonomike”, theksoi Veseli pas takimit me homologun gjerman.​
Shtuar më 17/10/2018, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori