Mbajtja e një konference ndërministrore ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë, sipas gjasave, nuk do të organizohet përpara pranverës së vitit 2015-të.
Kjo, pasi
Gjermania kërkon një marrëveshje të dytë mes Prishtinës dhe
Beogradit.
Parakushte joformale për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE janë dy: përmbushja deri në fund e marrëveshjes së Brukselit, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së dytë kornizë ndërmjet
Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht Brukseli 2, transmeton lajmi.net.
Ministrja serbe e ngarkuar me BE-në, Jadranka Joksimoviç ka konfirmuar se ekzistojnë shtete të BE-së të cilat e lidhin hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim me përparim në dialogun e Brukselit, që përcillet nëpërmjet kapitullit 35.
Ajo ka shtuar se Serbia është e gatshme për bisedme me Kosovën, por se aktualisht po pritet zgjedhja e qeverisë së re të Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014,
ora 12:16