Gjermania hapi etapë të re për Kosovën
Pëlqej
Pjesëmarrja e Kosovës në Berlin pa fusnovë është hapja e një etape të re për shtetin e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka vlerësuar se kancelarja gjermane Angela Merkel, me konferencën e Berlinit ka treguar se Gjermania mbetet adresë e forte e Kosovës për në BE.

"Padyshim ftesa që Kosova të jetë pjesëmarrëse dhe me trajtim të barabartë me të gjitha atributet shtetërore dhe pa përdorim të fusnotës, tregon për atë se Berlini mbetet një adresë e fuqishme politike e Kosovës drejt rrugës Evropiane dhe një mbështetës i madhe i shtetësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka pasur mundësi që në konferencë të prezantoi të arriturat sa i përket dialogut me Serbinë, pastaj të ketë takime edhe me kancelaren Merkel”, ka thënë Hoxhaj për Radio Dukagjini.

Ndërsa në intervistën për këtë radio, Enver Hoxhaj ka theksuar se në OKB do të kërkoj njohje nga ato shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori