Gjermania dhe Franca kundërshtojnë liberalizimin e vizave
Rritja e kundërshtimit tek disa shtete të fuqishme evropiane kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, ka ndikuar duke bërë që të vihet në diskutim lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës para fundit të këtij viti, megjithëse ishte thënë që një gjë e tillë do të ndodhë në gjysmë të verës

Gjermania dhe Franca po kundërshtojnë liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, Ukrainën edhe Gjeorgjinë, për shkak të rrezikut nga rritja e fluksit të azilkërkuesve, shkruan ‘Zëri’.
Ky fakt e zbeh entuziazmin e javëve të kaluara kur edhe u dha rekomandimi pozitiv duke hedhur poshtë mundësinë që e pati premtuar Qeveria e Kosovës, për lëvizjen e lirë gjatë verës.

Gazeta gjermane “Die Welt”, duke iu referuar qarqeve të afërta me qeverinë gjermane, shkruan se frika e abuzimeve të reja masive të kërkesave për azil në kuadër të liberalizimit të vizave është e madhe.

Më tej kjo gazetë shkruan se ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, ka thënë se kjo është arsyeja pse Gjermania dhe Franca kanë shtyrë futjen e një klauzole të veçantë, e cila parashikon se shtetet anëtare të BE-së mund të ngadalësojnë liberalizimin e vizave./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori