Deputetët e Kuvendit të
Kosovës, mund të tentojnë për herë të dytë
shfuqizimin e
Gjykatës Speciale.
Kështu ka shkruar gjiganti mediatik amerikano-gjerman politico.eu, në një artikull të cilin ia ka kushtuar tentativës për
shfuqizimin e
Gjykatës, e cila do të ndjekë ish-figurat e UÇK-së, për krime të supozuara lufte.
Sipas këtij mediumi, përpjekja për
shfuqizimin e ligjit për Specialen u drejtua nga Nait
Hasani, deputet nga Partia Demokratike e
Kosovës (PDK) në pushtet, e cila u themelua nga Hashim Thaçi dhe nga udhëheqës të tjerë të ish UÇK-së.
"Gjykata e posaçme ka qenë dhe do të jetë e papranueshme për Kosovën," tha
Hasani. "Është një gjykatë
politike dhe dëshiron të ndëshkojë vetëm ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës për krime të dyshuara të luftës", ka thënë ai.
Hasani ishte në krye të listës së 43 deputetëve që kërkuan një seancë parlamentare për të pezulluar ligjin. Kërkesa e tyre nuk u miratua nga grupi i presidencës së parlamentit, por masa mund të marrë një shans tjetër”, ka shkruar politico.eu në shkrimin, për ngjarjet e fundit
politike në Kosovë.
Shtuar më 12/01/2018,
ora 16:37