E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Gjenocidi i Srebrenicës, ja si u përkujtua në Prizren (FOTO LAJM)

Në nder të 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në Prizren është organizuar një marsh. Pjesë e këtij marshi përkujtimor për ngjarjen e tmerrshme që kishte tronditur gjithë globin, ishin rreth 300 persona.

Nesim Kallajxhini nga këshilli organizativ, ka deklaruar se ky marsh po ju bashkohet kolonave të njerëzve nëpër botë, të cilët po shënojnë 20 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

"Marshi i paqes është manifestim këmbësorësh, i cili mbahet në kuadër të përvjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës dhe të rrethinës së saj me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit dhe rikujtimin e krimeve të tmerrshme të kryera nga forcat ushtarake të Republikës së Srpskës, të ndihmuar nga forcat e Serbisë, ndaj popullit boshnjak në muajin qershor të vitit 1995.

Pjesë e këtij marshi janë qytetarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Prizren, të cilët po shprehin solidaritetin e tyre me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në masakrën e Srebrenicës. Ky marsh i bashkohet organizimeve të ngjashme që po shënohen në mbarë botën në këtë përvjetor të përkujtimit të ngjarjes ndër më të tmerrshmet në shekullin e kaluar", shtoi ndër të tjera Kalljaxhini.

"Marshi të Paqes për Srebrenicën" ka filluar pranë qendrës sportive "Sezai Surroi" në Prizren, për të vazhduar në Bazhdarhane pranë "Shtëpisë së Bardhë", si dhe rrugës drejt Shadërvanit ku është organizuar performansa "Lulja e Srebrenicës"./albeu.com/
Shtuar më 10/07/2015, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori