Gjenerali Wesley Clark shpallet qytetar nderi i Lipjanit
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili e udhëhoqi fushatën e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 do të shpallet qytetar nderi i Lipjanit. Vendimi për këtë do të merret së shpejti, sapo të përfundojnë procedurat e KK-së, raporton Koha.

Një gjë të tillë është konfirmuar edhe nga kreu i Lipjanit, Shukri Buja i cili ka deklaruar se merita e gjeneralit Clark për lirinë e vendit ka qenë ndër më të mëdhatë që njeh vendi. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori