Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Gjenerali serb Dikoviç mohon akuzat për krime në Kosovë
Avokati i gjeneralit serb Lubica Dikoviç e ka marrë këtë të fundit në mbrojtje, duke thënë se Dikoviçi nuk ka marrë pjesë në asnjë vepër kriminale në Kosovë.

Ai ka thënë se në takimin me gazetarë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka mbajtur të enjten, nuk është prezantuar asnjë dëshmi kundër gjeneralit serb.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka thënë se posedon dokumente që tregojnë qartë se në vrasjen e civilëve shqiptarë në Rrezallë dhe Çikatovë më 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37 të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Lubisha Dikoviq.

Dikoviçin e mori në mbrojtje edhe Nikoliçi, ndërsa Tadiç tha që gjenerali të hetohet./albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori