Selia e Lëvizjes Vetëvendosje u vizitua këtë të shtunë nga
Gjenerali Klaus Reinhardt i cili në vitin 2000 ishte komandant i KFOR-it në Kosovë. Ai po qëndron në Prishtinë me rastin e konferencës "15 vjet të ndërtimit të paqes në Kosovë - Mësimet e mësuara për rajonin" dhe erdhi i shoqëruar nga Koordinatorja për Programe e zyrës së Fondacionit socialdemokrat gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”, znj.Besa Luzha.
Kryetari Albin Kurti dhe Rexhep
Selimi falenderuan Gjeneralin
Reinhardt për rolin dhe kontributin e tij në Kosovën e pasluftës. Në këtë takim u diskutua për sfidat e shtetndërtimit, zhvillimit dhe demokratizimit në Kosovë me theks të posaçëm në çështjen e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Dr.
Reinhardt dhe z.
Selimi po ashtu evokuan kujtimet nga koha kur bashkëpunuan për ndërtimin e Shërbimit Policor të Kosovës dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët në përgjithësi.
Gjenerali Reinhardt dhe z.Kurti e z.
Selimi shprehën interesimin për vazhdimin e kontakteve dhe takimeve edhe në të ardhmen. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014,
ora 17:13