Gjenerali gjerman: E duam ushtrinë në "top formë", siç ishte kur bombarduam Jugosllavinë
Gjenerali i Ushtrisë Gjermane, Johen Bot, në një intervistë për gazetën Bild, ka thënë se nuk është i kënaqur me gjendjen e tanishme të ushtrisë së vendit të tij dhe do të dëshironte që ajo të ishte në gjendje të njëjtë sikur në vitin 1999">1999 kur Gjermania së bashku me aleatët e bombardonin Jugosllavinë, transmeton Express.

Ai madje ka treguar se çfarë i kishte thënë pilotëve gjermanë para se ata të niseshin për bombardime.

“I kam thënë pilotëve të mi: Parlamenti gjerman dhe populli gjerman janë pas jush” tregoi ai.

Në vitin 1999">1999, ai komandoi pilotët gjermanë të cilët merrnin pjesë në bombardimin e Jugosllavisë. Në intervistën për Bild, ka folur edhe për përgjegjësinë e një zyrtari i cili i dërgon ushtarët në mision prej të cilit disa mund edhe të mos kthehen.

“Si një ushtar, duhet ta pranosh se disa nga shokët e tu të ushtrisë nuk do të kthehen të gjallë. Fatmirësisht, nga ai mision, të gjithë u kthyen gjallë dhe shëndosh” tha ai.

Gjenerali Bot, tashmë i pensionuar, ka kritikuar gjendjen e tanishme të ushtrisë gjermane, e cila, sipas tij, u dërgua buzë greminës nga reformat e vitit 2010. “Me ushtrinë dhe aeroplanët tanë që i kemi sot, do ta filloja edhe një aksion të njëjtë. Por gjithashtu duhet të thuhet se ushtria jonë nuk është në gjendje të mirë” tha ai.

Ai në fund, tha se pa ndihmën e SHBA’së, Gjermania nuk do të ishte në gjendje ta mbronte veten në rast të ndonjë sulmi nga rusët.

Bot e bën të qartë se për gjendjen jo të mirë të ushtrisë gjermane, fajtorë e sheh faktin se Gjermania nuk e delegon 2% të GDP në qëllime të mbrojtjes.

Ushtaraku tashmë i pensionuar, në fund shtoi se do të dëshironte që avionët e tij të kishin të njëjtën detyrë politike sikur në vitin 1999">1999.

“Qeveria federale sot ka mungesë të vullnetit për t’i ripërdorur avionët Tornado si bombë mbajtëse. Unë e dua një avion që do të kishte detyra politike përsëri dhe do t’i tregoja se ai mund të përdoret, sikur në vitin 1999">1999” shtoi Bot në fund.
Shtuar më 16/09/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori