Vrau kolegun në komisariat, polici partonazhist i PS, përdorues dhe shpërndarës droge

Ende vijojnë të dalin edhe detaje të reja për policin e patrullës së përgjithshme, Ludian Zaimi i cili mbrëmjen e djeshme vrau me 6 plumba kolegun e tij, Çaush Saliasi.

Dyshohet se Ludian Zaimi ka qenë përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, duke mos iu nënshtruar testit që është zhvilluar brenda policisë sa i përket efektivëve që mund të ishin përdorues të këtyre lëndëve. Më tej, sipas gazetarjes Andeuna Llabani, Zaimi ishte edhe pjesë e patronazhistëve të partisë Socialiste.

“Për punonjësit e Komisariatit nr. 3 është një shok. Autori Zaimi është shprehur i penduar për krimin. Ai e ka ngritur alibinë e tij, duke e justifikuar me bullizmin që 60- vjeçari Saliasi ndiqte, duke e ngacmuar dhe duke e bërë humor, kjo ka qenë e njohur nga punonjësit e Komisariatit. Autori është njeri i mbyllur, por s’ka pasur asnjë ankesë zyrtare. Viktima njihej si njeri që bënte humor me të gjithë. Autori kishte vetëm 1 vit e gjysmë që kishte dalë nga shkolla. Mungonte asistenca psikologjike ndaj këtyre punonjësve të policisë.

Autori ishte njeri i mbyllur, thoshte vetëm mirëmëngjes dhe nuk komunikonte me punonjësit e tjerë. Dyshohet se autori është një përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, emri i tij rezulton te patronazhistët. Nuk ka asnjë precedent penal. Ka faj sistemi, por duhet të jemi më selektiv në përzgjedhjen e punonjësve të Policisë. Në Komisariatin nr. 3 nuk është kryer testi i drogës”, ka deklaruar Llabani.


Shtuar 24.05.2022 16:16