Drama e Gabriel Batistuta: Argjentinasi i famshëm ka një problem të madh

Sulmuesi legjendar argjentinas Gabriel Batistuta është sulmuar nga autoritetet tatimore.

Fondet me vlerë 32 milionë dollarë i janë ngrirë për shkak të taksave të papaguara.

Ai është nën sulmin e qeverisë pasi refuzoi propozimin e qeverisë që argjentinasit më të pasur të kontribuojnë më shumë në krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Ai nuk është i vetmi sportist që është goditur, pasi të njëjtin problem e kanë Carlos Tevez, dhe Diego Placenta.

Gabriel Batistuta është një legjendë e Fiorentinës dhe Romës dhe pas Lionel Messit është golashënuesi më i mirë në histori për kombëtaren e Argjentinës, pasi ka shënuar 54 gola në 77 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 22:45