Ka 4 ditë që po qëndrojnë nën qiell të hapur. Gjarpërinjtë e shumtë, që u paraqitën në këtë shtëpi që nga mesnata e së premtes, vazhdojnë të sjellin tmerr për
familjen Ahmeti nga fshati Resinoc i
Lipjanit.
Pas publikimit të rastit, të dielën, një kompani private vullnetarisht i doli në ndihmë
familjes, duke bërë dezinfektimin dhe deratizimin e shtëpisë dhe oborrit, raporton KTV.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë AD nga Prishtina, preparati Ditox dhe Retil largon gjarpërinjtë për një kohë, por shtëpia e
vjetër dhe çarja e saj ua mundëson atyre të paraqiten sërish.
Përfaqësuesit e kompanisë i kanë këshilluar familjarët se si të veprojnë tani.
Kurse, Komuna e
Lipjanit i bëri ofertë
familjes që të largohet prej aty deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.
Përparim Ahmeti, kryefamiljar, thotë se zgjidhja është ndërtimi i një shtëpie të re sepse aktualja është tejet e
vjetër dhe e shkatërruar.
Të hënën, ata i kanë vizituar edhe disa ushtarë të KFOR-it.
Shtuar më 10/06/2019,
ora 23:44