Gjendet një person i vrarë në Obiliq
Një person i moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit. Nuk dihen rrethanat e kësaj vdekjeje mirëpo policia po merret me rastin dhe po kërkon të dyshuarit. Viktima ishte sjellur në QKU pa shenja jete.

“Rreth ores 14:00, policia ka marre informaten se: nje person rreth 35 vjec, me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete eshte pranuar ne QKUK Prishtine.

Menjëherë njësitë policore kane ndeërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar rrethanat e kesaj ngjarjeje. Kesisoj nga informacionet e para qe ka siguruar policia është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri në sqarimin e plote të gjitha rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia.



Shtuar më 17/03/2018, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori