Gjendet një person i vdekur në një puset të kryeqytetit
Pëlqej
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 20 në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është nxjerrë trupi i pajetë i një personi 30-vjeçar nga një puset.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion i cili ka rezultuar me një person të vdekur.

Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbulloj informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borvci.
Shtuar më 19/05/2018, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori