Gjendet një person i pajetë brenda makinës në kryeqytet
Një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në fshatin Koliq të Prishtinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa mbetet e paqartë se cfarë e shkaktoi vdekjen.

Policia ka dhënë detajet e para, por nuk bën publik emrin apo moshën e personit që ndërroi jetë.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj).

Njësitet policore nga Stacioni Pòlicor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete.

Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftimin e pòlicisë.(A.M/Faxweb.al)
Shtuar më 08/08/2020, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori