Gjendet një granatë dore në Drenas
Pëlqej
Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur një granatë dore në Kishnarekë të Drenasit.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në një objekt të pabanuar (afër shtëpisë) ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë larguar mjetin e dyshuar granatë dore M59 në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin policor./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori