Gjendet një arsenal armësh i fshehur në një fshat të Kaçanikut
Në fshatin Biqec të Kaçanikut, janë gjetur predha dhe municione të fshehura në afërsi të një pylli.

Hetuesit në vendngjarje ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: 1 mortajë dore M-500 prodhim kinez, 6 predha të kësaj mortaje me 6 shtytëse të predhave, 1 zollë M-80 prodhim jugosllav, 11 tromblona të pushkës, 11 detonatorë të bombës së dorës, 2 donatorë elektrikë, 1 minë këmbësorike e çmontuar, 4 fishekë manovër, 1 çantë sportive, 1 çantë ushtarake dhe 1 çantë e ndihmës së shpejtë (ushtarake), njofton "Almakos".

Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast dhe deri me tani nuk ka ndonjë person të arrestuar si i dyshuar për fshehjen e armëve në afërsi të kaçanikut. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2014, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori