Gjendet drogë në Prizren, arrestohen dy shqiptarë
Pëlqej
Në rr. Ukë Bytyqi në Prizren dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar nga njësiti i antidrogës pasi që në lokalin “Bastore” gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e llojit marihuanë me peshë 572.55 gr.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë konfiskuar edhe një peshore digjitale dhe dy telefona celularë.

“Me urdhër të prokurorit te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në Prishtinë, në rr. Xhemajl Mustafa është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, te i cili është gjetur dhe konfiskuar një sasi narkotike e llojit heroinë, peshë 242 gram. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në rr. Ilaz Kodra në Prishtinë, gjatë zbatimit të planit operativ, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, Ekol 9 mm, me një fishekë dhe një qese marihuanë 4.0 gr.
“Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistës lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


Shtuar më 21/10/2017, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori