Gjendet armë pa leje në Gjilan, një i arrestuar
Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka zhvilluar dje një aksion në fshatin Pogragjë të Gjilant, ku ka sekuestruar disa armë pa leje.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar, derisa rasti është nën hetime.

Ja njoftimi i policisë:

Me 28 shkurt 2018, rreth orës 09:35, në fshatin Pogragjë, komuna Gjilan në bazë të urdhëresës së Gjykatës themelore – Gjilan, nga policia e Kosovës njësitet hetues të stacionit policor të Gjilanit janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës, me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar:

një pistoletë ECOL MOD.92 PIRAT COMPACT, 9mm PA.MAGNUM,
një karikator i armës pa municion,
dy karikatorë të armës TT të kalibrit 7.62 mm,
7 fishek të kalibrit 7.62 mm,
22 copë fishekë të kalibrit 12 GA,
një pushkë e gjuetisë dy tytëshe
një qese me guri kristalor që dyshohet të jetë substancë narkotike ,,Kokainë” me peshë 5.2 gr.
tri qese të mbushura që dyshohet të jetë substance narkotike marihuanë me peshë 18.9 gr,
7 copë thika të ndryshme
dhe dy paketime letër të quajtura ,,rizlla” që shërbejnë për mbështjelljen e duhanit.
I dyshimti është intervistuar nga hetuesit policor në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.
Shtuar më 01/03/2018, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori