Rritja e normës së interesit, Ibrahimaj: Investoni në bono thesari dhe obligacione

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për shtyp me ministren e Financave të Ekonomisë po flasin në lidhje me bonot e thesarit dhe obligacionet.

Delida Ibrahimaj gjatë fjalës së saj tha se gjatë gjithë kësaj kohe nuk është folur për normat e interesit, që janë rritur pas luftës.

Ajo u ndal te bonot e thesarit dhe obligacionet, ku tha se janë hapur 6 sportele në të gjithë vendin.

“Kemi folur për rritjen e çmimit të energjisë dhe inflacionit si dhe masat që ka marrë qeveria. Por nuk kemi pekur elementin e normave të interesit. Nga nga fillimi i luftës, bankat qendrore, filluan të rrisin normat bazë të intersit, kështu dhe BSH ka rritur normën në 2.75%, dhe kjo ka bërë që të rriten dhe normat e titujve qeveritarë. Kur flasim për tituj e kemi për bono thesari dhe obligacione. Sot do të fillojmë një fushatë ndërgjegjësuese sesi njerëzit mund të investojnë në to dhe si përfitojnë. BSH ka hapur sportele në 6 qytete, me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe për të mësuar procedurat që duhet të ndjekin”, tha Ibrahimaj./albeu.com