Gjenden parregullsi në tenderin e ministrisë së Pal Lekajt
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka gjetur një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore në dosjen e tenderit për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale për vitet 2017, 2018 dhe 2019, të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës, shkruan sot Koha Ditore.

Për rrjedhojë, OSHP-ja, e njohur edhe si “Gjykata e Tenderëve”, ka obliguar Ministrinë e Infrastrukturës që të bëjë përmirësimin e dosjestenderit, si dhe të zgjasë afatin për dorëzim të ofertave.

Vlerësimi i këtij organi vjen pas dorëzimit të ankesës nga operatori ekonomik “EL-BAU Sh.P.K”, i cili ka kontestuar disa prej pikave të dosjestenderit, të cilat, sipas këtij operatori, eliminojnë konkurrencën dhe krijojnë monopole duke favorizuar kompani të caktuara.
Shtuar më 08/01/2018, ora 07:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori