Gjenden eshtra në një kishë të Graçanicës
Në oborrin e kishës në fshatin Sushicë, Komuna e Graçanicës, raportohet të jenë gjetur eshtra që dyshohet të jenë të njerëzve.
Kështu ka thënë Policia e Kosovës nga stacioni policor i kësaj komune përmes një komunikate.

“Më 21 korrik, rreth orës 14:10, në fshatin Sushicë, Komuna e Graçanicës, me rastin e kryerjes së punimeve në oborrin e kishës, janë gjetur mbetje trupore që dyshohet se janë kocka njerëzore”, thuhet në komunikatën e policisë që e transmeton “Radio Graçanica”.

Policia thotë se eshtrat e gjetur janë mbledhur dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për analiza të mëtejme.


Shtuar më 22/07/2018, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori