Gjenden armë ushtarake në Prishtinë
Pëlqej
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka treguar se dje rreth orës 17:00, në Prishtinë janë gjetur mjete të dyshuara si: antiplumb, një helmetë, si dhe një çantë me ngjyrë të gjelbër (ushtarake).

"Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në hyrjen e ndërtesës se tij ka gjetur disa pajisje ushtarake. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një antiplumb një helmetë si dhe një çantë të gjitha ngjyrë të gjelbër (ushtarake).

Në vendin e ngjarjes për shkaqe sigurie kanë dalë Njësiti i EDDO të PK-së, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë për ndonjë mjet shpërthyes." thuhet në komunikatë.
Shtuar më 20/09/2017, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori