Armando Broja lë me “gisht në gojë” Sterling, anglezi befasohet nga shqiptari (VIDEO)

Bomberi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është sfiduar në palestrën e klubit nga Raheem Sterling për të bërë një kërcim të lartë mbi objektin e vendosur.

Videoja është duke qarkulluar në internet, ku shihet Broja i cili bën një kërcim të lartë dhe arrinë të ngjitet sipër objektit.

Sterling ka mbetur i befasuar pasi lartësia ishte e konsiderueshme, por Armando Broja ia doli të ngjitej me një kërcim./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 09:43