Gjeloshaj: Fitorja në Tuz vendimtare për identitetin kombëtar
Nik Gjeloshaj, kandidati që fitoi në garën për kryetarKomunësTuzit në Mal të Zi, shprehet se fitorja e zgjedhjeve ishte vendimtare për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, i cili ishte në rrezik.

Zgjedhjet e mbajtura të dielën që lamë pas në Tuz të Malit të Zi ishin vendimtare për shqiptarët e kësaj komune, në radhë të parë për kultivimin e identitet kombëtar. Kështu ka deklaruar Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternativës Shqiptare, i cili më 3 mars të këtij viti u zgjodh kryetar i KomunësTuzit.

Gjeloshaj pohoi se çelësi i kësaj fitoreje ishte bashkimi i forcave politike shqiptare. Ky unifikim i subjekteve, sipas tij, ishte parakushti kryesor në sensibilizimin e elektoratit shqiptar në gjithë territorin e komunësTuzit. Gjeloshaj më tej ka thënë se është në dijeni se gjatë qeverisjes do të përballet me sfida të shumta, por është zotuar se do të përqendrohet në instalimin e organeve dhe të institucioneve të duhura, që do të jenë në shërbim të nevojave të banorëve të Tuzit.

Gjatë intervistës ai ka konsideruar se për faktorizimin e duhur të shqiptarëve në Mal të Zi është i domosdoshëm rezultati i volitshëm zgjedhor, pasi në të kundërtën mundësitë janë të kufizuara për realizimin e kërkesave.
Shtuar më 05/03/2019, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori