Gjatë 24 orëve 6 raste të dhunës në familje
Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur disa raste të dhunës në familje ku kryesisht janë sulmuar bashkëshortet, por ka edhe raste që janë sulmuar nëna, vajza, djali e vëllau.

Sipas Policisë, në Lipjan, është arrestuar një person i komunitetit serb, pasi i njëjti ka maltretuar fizikisht dhe psiqikishtë bashkëshorten dhe vajzën e tij serbe.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit pas ndaljes në ndalim policor i cili ishte nën ndikim të alkoolit është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.

Në Lipjan edhe i dyshuari i komunitetit boshnjak, pas një mosmarrëveshje e kanosur verbalishtë nënën dhe vëllain e tij.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendimprokurorit është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Po në Lipjan një person e ka sulmuar viktimën femër derisa ishte në një market. Palët janë intervistuar dhe me vendimprokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Kurse, në Komoran të Drenasit, është sulmuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendimprokurorit është liruar n procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

E në Pejë, një shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendimprokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima është dërguar në spitalin Gjakovës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendimprokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.
Shtuar më 03/11/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori